Një automjet ka marrë flakë gjatë natës në Tepelenë. Mësohet se mjeti tip “Volksvagen” është në përdorim nga një shtetas italian.
Zjarrfikëset kanë shuar flakët ndërkohë që vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
NJOFTIMI
Tepelenë/Informacion paraprak.
Rreth orës 01:40 të datës 07.09.2020, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, mjeti tip “Volsvagen” (i cili ka qënë i parkuar), në përdorim të shtetasit italian A. J. ka marë flak.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Gjithashtu u ngrit dhe grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
