Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mafia balkanike e lidhur me CIA-n dhe grupet kriminale në Amerikën Latine, cilët janë “bossat” e paprekshëm nga Policia

16:38 / September 7, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berg 9 3 1 850x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga “American Enterprise Institute” – Grupet kriminale të Ballkanit janë të lidhura “kokë e këmbë” me rrjetet e trafikut të drogës në Amerikën Latine. Grupet kriminale në të gjithë Amerikën Latine tani e konsiderojnë mafien ballkanike si disa nga partnerët e tyre më të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Grupet kriminale ballkanike paraqesin partnerë tërheqës për kartelet e drogës në Amerikën Latine për katër arsye kryesore. Së pari, ata përshtaten dhe punojnë mirë me grupet lokale. Së dyti, Ballkani është një udhëkryq i rëndësishëm për trafikun e drogës duke shërbyer si një urë lidhëse midis Evropës Lindore dhe Perëndimore. Së treti, grupet kriminale ballkanike mbajnë një prani të fortë në shumicën e qyteteve portuale evropiane, të përdorura si pika transferimi nga Amerika Latine në Evropë, përfshirë ato në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Spanjë. Së katërti, për shkak të kësaj pranie, ata janë në gjendje të lëvizin produkte të paligjshme nga njëra anë në tjetrën pa nevojën e ndërmjetësuesve të mëtejshëm.

Shenjat e këtij bashkëpunimi janë rritur vitet e fundit. Në mars të vitit 2020, autoritetet evropiane shpërbënë një rrjet kriminal ballkanik me qendër në Malin e Zi, që trafikonte kryesisht kokainë në Evropë. Në maj, autoritetet gjermane kapën 500 kg kokainë në një anije malazeze që ishte nisur nga porti i Santos, Brazil, një nga portet kryesore në të cilën vepron organizata më e madhe kriminale e Brazilit, Primeiro Comando da Capital (PCC). Ky incident vjen pas arrestimit të Gilberto Aparecido dos Santos, një bashkëpunëtor i nivelit të lartë i PCC, i cili po punonte me krimin e organizuar serb për të futur kokainë në Evropë përmes Ballkanit.

Kriminelët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë shkuar direkt tek burimi i drogës në Amerikën Latine, duke u integruar në zinxhirët e furnizimit dhe rrjetet e shpërndarjes së karteleve në Kolumbi, Ekuador dhe Brazil. Një raport i ri i qendrës Europiane për Trafikimin e Drogës, shkon deri atje sa të pretendojë se organizatat e Ballkanit mbajnë lidhje të ngushta me agjencitë e inteligjencës në vendet e ish-Jugosllavisë, por edhe me inteligjencën e huaj, përfshirë CIA-n.

Aktiviteti i paligjshëm i zgjeruar në Ballkan ka prekur si politikën ashtu edhe sigurinë e qytetarëve për vite me radhë. Në vazhdën e Revolucionit Demokratik në Serbi në 2000, i cili rezultoi në shembjen e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike u shpalli luftë grupeve kriminale serbe duke caktuar prokurorë dhe gjykata speciale për të synuar rrjetet e ashpra kriminale. Grupet kriminale, veçanërisht Klani Zemun, u hakmorën duke vrarë Kryeministrin Zoran Gjingjiç, i cili kishte ndërmarrë reformat.

Në Bosnjë, Edin Gačanin, i konsideruar si një nga 50 trafikantët kryesorë të drogës në botë nga Administrata e Zbatimit të Drogës, dyshohet se mori mbrojtje nga policia. Dhe në Malin e Zi, ku udhëheqësit e opozitës vazhdojnë të nxjerrin në pah lidhjet e forta të Presidentit Milo Gjukanoviç me krimin e organizuar, një luftë e përgjakshme mes karteleve Kavač dhe Škaljari ka shkaktuar më shumë se 40 vdekje që nga viti 2015.

Për fat të keq, sfidat si korrupsioni dhe sundimi i ligjit në Ballkan do të vazhdojnë ta mbajë Ballkanin një rajon të frytshëm për pastrimin e parave përmes pasurive të patundshme, turizmit dhe lojërave të fatit. Rritja e trafikut të drogës nga kartelet e Amerikës Latine, madje edhe gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, kërcënon të përkeqësojë këto sfida rajonale. Rritja e veprimtarisë kriminale në Ballkan do të përfaqësonte një kërcënim të madh për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BE duhet të punojë me vendet e rajonit për forcuar organet anti-korrupsion dhe të sigurojë mbrojtje kundër krimit të organizuar duke mbështjellë tentakulat rreth partive politike dhe institucioneve të cenueshme demokratike. Pa mbështetjen dhe inkurajimin e BE-së, vendet e Ballkanit nuk mund të punojnë drejt shkatërrimit të rrjeteve kriminale.

Marrë nga Gazeta “Si”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.