Shqipëria është mundur 0-1 nga Lituania në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve në stadiumin “Air Albania”. Kombëtarja kuqezi u shfaq në fushë e lodhur dhe pa ide, duke mos krijuar asnjë rast të rrezikshëm në portën kundërshtare.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kazlauskas, në minutën e 51, pas një pasimi të gabuar prapa të Gjasulës.
Në fund të takimit, kapiteni Elseid Hysaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtarë Shqipërinë.
