Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Cana: Kemi shumë për t’u përmirësuar, më jep siguri vetëm mbrojtja

08:38 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lorik CANA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja jonë nuk ishte vetvetja ditën e sotme dhe humbi minimalisht ndaj Lituanisë në Tiranë, duke humbur pikë të rëndësishme dhe shembur atë frymë të mirë që ishte krijuar në skuadër. Në lidhje me këtë sfidë foli edhe ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, që dha verdiktet e tij pas kësaj humbje të skuadrës së Rejas.

“Në fakt, ndeshjen e pashë, nuk munda ta ndjek ndeshjen e fundit me Bjellorusinë, por ndeshjen e sotme e pashë. E shikova me shumë vëmendje, duke ditur se do të kishte ndryshime. Duke parë se çfarë momenti po kalojmë, çfarë kompeticioni të ri jemi duke luajtur. Ishte një mundësi e mirë që të konfirmonim formën e mirë pas fitores ndaj Bjellorusisë.

Më vjen shumë keq, pas atij fillimi të mirë, ramë shumë. Nuk ndryshon shumë gjëra kjo humbje. Për mendimin tim, mbetet opsioni më i mirë për t’u kualifikuar (Nations League). Nuk e di nëse mund të prisnin shumë diferencë kundër Bjellorusisë, pasi ata kanë luajtur rregullisht futboll. Por futbollisti e ka me momente, me ditë, në Bjellorusisë bëmë shumë sakrificë dhe sot morëm “kolpo”.

Shqipëria ka disa futbollistë shumë të mirë, që na japin siguri për të ardhmen. Por kemi dhe momente kur duhet të reflektojmë dhe të dimë që kemi ende shumë vend për përmirësime. Patjetër që duhet të punohet me ekipin. Është ndërruar thuajse totalisht baza e ekipit kombëtar që nga koha kur isha unë.

Trajneri aktual mendon se është më mirë të luhet me tre qendërmbrojtës. Është një repart që më jep siguri për të ardhmen, pasi kemi shumë alternativa të mira. Sigurisht dhe Marashi (Kumbulla), që po bën shumë ndeshje të mira në Serie A. Nëse është një repart që më jep siguri, është mbrojtja”, u shpreh Cana.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.