Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Udhëzimi/Ndryshojnë tarifat për avokatët e thirrur nga Gjykata, do të shpërblehen deri në 96 mijë lekë për ndihmën juridike

12:28 / September 8, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshojnë tarifat e shpërblimit të avokatëve që thirren nga gjykatat për rastet kur të pandehurit nuk kanë mundësi financiare për t’i paguar.

Avokati mbrojtës që caktohet nga gjykata përzgjidhet nga lista e vënë në dispozicion e këshillit drejtues të Dhomës të Avokatëve, ndërsa shpenzimet për mbrojtjen bëhen nga shteti.

Në udhëzimin e përbashkët të ministres të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe të Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj janë miratuar kriteret e përfitimit të pagesave dhe tarifat e shpërblimit për avokatët që ofrojnë ndihmë juridike dytësore. Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, ndryshon tarifat e miratuara në vitin 2005.

Udhëzimi i ri përfshin për herë të parë tarifën për krimet që do të gjykohen në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar. Avokatët mbrojtës të shtetit për këtë shërbim do të shpërblehen 96 mijë lekë. Kjo është tarifa më e lartë krahasuar me udhëzimin e 2005-s, ku tarifa prej 80 mijë për ndihmë juridike në gjykatën e Shkallës të Parë, parashikohej për krime me dënim deri në 5 vjet.

Tarifë shtesë është edhe ajo me vlerë deri në 60 mijë lekë për krime që parashikojnë dënim dënim mbi 10 vjet burgim në shkallën e parë të Gjykatës e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar. Është shtuar edhe shpërblimi me vlerë 80 mijë lekë për avokatët për ndihmën juridike për krimet mbi 10 vjet burgim në Gjykatën e Rrethit.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte se tarifa 80 mijë lekë zbatohej kur ofrohej mbrotja për krimet me dënim mbi 5 vjet në Gjykatën e Rrethit. Ndryshimet përjashtojnë pagesat për avokatët për krime me dënim deri apo mbi 5 vjet. Në udhëzimin e ri tarifa prej 30 mijë lekë dhe 80 mijë lekë do të jetë për ofrim të ndihmës juridike për gjykimet e Shkallës të parë, për krime me dënim deri apo mbi 10 vjet burg.

Udhëzimi përcakton edhe procedurat që duhet të ndiqen nga avokatët për përfitim të shpërblimit për shërbimin e ofruar, që nga paraqitja e formularit, numrit të llogarisë bankare, faturën tatimore dhe raportit përfundimtar të punës të kryer.

Kriteret 

  1. Me përfundimin e procedurave të dhënies së ndihmës juridike, avokati duhet të paraqesë pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas formularin për shpërblimin, për ndihmën e ofruar, në përputhje me kontratën vjetore të lidhur midis avokatit dhe kësaj drejtorie.
  2. Formulari për shpërblimin për ndihmën juridike shoqërohet me: a) faturën tatimore të shërbimit të ofruar; b) kopje të vendimit të gjykatave të dhëna për çështjen ose kopje të akteve të tjera, të përpiluara sipas shtojcës 1; c) raportin për përfundimin e punës, sipas formatit të miratuar nga Ministria e Drejtësisë.
  3. Pagesa e shërbimit bëhet përmes llogarisë bankare dhe sipas kushteve të vendosura në kontratën tip të miratuar, siç përcaktohet në ligjin nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.
  4. Në rast se avokati heq dorë nga dhënia e ndihmës juridike dytësore, atij nuk i takon shpërblim për shërbimin e dhënë, sipas kontratës vjetore të shërbimit të lidhur me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, përcaktuar në nenin 24, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. Në çdo rast, dhoma vendore menjëherë njofton Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas.

Tarifat për avokatët:

Përfaqësimi në çështjet penale

-15,000 lekë për ndalimet dhe arrestimet, deri në dhënien dhe ndryshimin e masës të sigurimit

-20,000 lekë për kundravajtjet penale

-50 mijë lekë për krimet që parashikojnë dënim deri në 10 vjet burg në Gjykatën e Rrethit

-60 mijë lekë për për krimet që parashikojnë dënim mbi në 10 vjet burg në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar

Ndihmë jurifike për gjykimet në Shkallë të parë

-20 mijë lekë për kundravajtjet penale për gjykimet në shkallën e parë

-30 mijë lekë për krimet që parashikojnë dënim deri në 10 vjet burg në Gjykatën e Rrethit

-80 mijë lekë për krimet që parashikojnë dënim mbi në 10 vjet burg në Gjykatën e Rrethit

-96 mijë lekë për krimet që gjykohen në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar

Mbrojtja juridike në fushën civile dhe administrative

-15 mijë lekë përfaqësimi në shkallë të parë pa palë; 40 mijë lekë përfaqësimi në shkallë të parë pa palë

-45 mijë lekë përfaqësimi në gjykatën e Apelit; 60 mijë lekë në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

-15 mijë lekë përgatitja e ankesës ankimore; 25 mijë lekë për gjykatë të Lartë, Kushtetuese

-500-1,500 lekë/ora ofrim ndihme juridike në formë këshillimi./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.