Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aktorja Zamira Kita flet pasi u infektua me Covid 19: Sot dita e 12-të, unë jam më mirë ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital

15:01 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zamira Kita2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një lidhje me Skype me News 24, aktorja Zamira Kita tregoi si u infektua dhe shenjat e para që pati, bashkë me bashkëshortin.

“Përshëndetje dhe ju falënderoj, jam më mirë pas ditëve që kalova. Është ndjenjë qytetarie për t’i thënë disa gjëra hapur dhe për ta kaluar këtë makth mediatik që është përhapur. Besoj që ne e kaluam të keqen, kemi pasur mjekë e dashamirës në krah që na kanë këshilluar e shërbyer, Ndjej mirënjohje për ta”,- tha Kita.

Sa ditë keni me Covid 19?

Zamira Kita: Sot e kam ditën e 12. Kam ndjerë temperaturë të lehtë të shtunën e kaluar, kam qenë në plazh. Fillova të pi azotromicinë që aty. Edhe bashkëshorti ishte për disa ditë me kollë por nuk ia kisha vënë veshin, se kuptuam. Ndaj dua të them që nuk duhen neglizhuar të gjitha shenjat. U kthyem nga plazhi, bëra tampon, rezultova pozitive ndërsa bashkëshorti rezultoi negativ por i kishte zbritur poshtë në mushkëri dhe ia tregoi skaneri që ishte me covid. Ndërsa unë mushkërinë e kisha të pastër. Bashkëshorti kishte më shumë vështirësi se unë, i shkoi deri në 40 gradë temperatura, duke qenë se është edhe diabetik e dërguam drejt spitalit në Tiranë.

Gjendja e tij është stabil?

Zamira Kita: Po pas temperaturës u shtrua te “Shefqet Ndroqi” në spital. Sepse duhet që mushkëria të funksionojë normalisht.

Simptomat që kishit?

Zamira Kita: Jo, nuk e humba shijen dhe nuhatjen. Kam pasur oreks edhe unë edhe bashkëshorti. Na shqetësuan portalet me përhapjen e lajmit se shumë njerëz nuk e dinin, por ne prisnim të merrnim vetën dhe do shpreheshim pastaj

Ku mund të jeni infektuar?

Zamira Kita: Besoj që bashkëshorti do jetë infektuar i pari, nuk mund të them që e mora në plazh. Mendoj që është i fortë si virus dhe do infektohet 80% e popullsisë.

Mesazhi juaj?

Beni kujdes, ruani distancën lani sa më shpesh duart dhe mos neglizhoni asnjë shenjë. Kjo është e rëndësishme, do kalojë pastaj çdo gjë si një grip i thjeshtë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.