Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U hodh nga Sanatoriumi e gjeti vdekjen, mjekja rrëfen telefonatën e fundit me 65-vjeçarin me COVID-19: Kishte fobi nga spitalet, asnjëherë s’ka pasur problem mendore

15:55 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SENATORIUMI1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 65-vjeçar i prekur nga COVID-19, u hodh nga ballkoni e gjeti vdekjen. Mjekja e tij e familjes, Valbona Kola, ka treguar se si ishte gjendja e pacientit të saj, Hasan Mirën. Në një lidhje për emisionin ‘Shqipëria live’ mjekja tregoi se ishte detyruar që të niste Mirën drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

“Gjendja e tij ishte padiskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje”, tha mjekja, ndërsa pohoi se pacienti nuk ishte në gjendje të keqe psikologjike.

“Ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital. “Unë s’dua të shtrohem”, më tha kur i pohuam se do të shkonte në Tiranë. Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, tha ndër të tjera mjekja. Po ashtu mjekja zbuloi edhe telefonatën e fundit që kishte bërë me të pasi ishte shtruar në spitalin COVID2, ku i kishte treguar se nuk ishte aq keq sa i kishin thënë.

“Dua të them që në darkë pasi familjarët u kthyen nga Tirana, më ka marrë në telefon e më tha, se kam qenë dhe mike për familjen, më tha në emër, ‘Vali s’qenka këtu në spital sicc e kanë interpretuar në media njerëzit’ se kishte frikë, mos ishte si burg, por më tha se ishte mirë. Ai asnjëherë s’ka pasur probleme mendore apo të jetë trajtuar në këto 30 vite në dijeninë time. Sipas familjarëve ai ka pasur rezistencë për tu shtruar, nuk donte, por për shkak të gjendjes…Familjarët më thoshin është rëndë, djali ka qenë te spitali”,- përfundoi mjekja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.