Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

19-vjeçarja braktis në gjumë burrin dhe foshnjen/Familjarët: Na vodhi edhe paratë

19:34 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Venera Gjolena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Braktis djalin e mitur dhe vendos të largohet, 19-vjecarja nga Berati Venera Gjolena u zhduk më 17 gusht të këtij viti. La bosh shtratin martesor dhe në orën 3 të mëngjesit, ’arratiset’ pa lënë asnjë adresë duke marrë me vete pasaportën dhe kartën e identitetit.

Nëna e saj, Engjellushe Avdiu, shprehet se mëngjesin e 16 gushtit, Venera bashkë me djalin e saj 2-vjeçar dhe me bashkëshortin shkuan në Vojnik të Beratit, në shtëpinë e prindërve të saj për t’i ndihmuar. Gjithë ditën, 19-vjeçarja qëndronte në telefon por askush nuk do ta mendonte atë se çfarë e reja kishte ndërmend të bënte. I ftuar në emisionin ’Pa gjurmë’ babai i saj Ismail Avdiu thotë se nuk e priste këtë vendim të së bijës, duke zbuluar edhe datajin e vjedhjes sw 230 mijë lekëve të vjetra.

’Nuk e prisja kurrë nga fëmijët këtë gjë. Të dielën erdhi me djalin dhe me bashkëshortin në shtëpinë time për të më ndihmuar. Nuk u ul për të ngrënë bukë, nuk më hahet tha. Më parë nuk shkonte tek shtëpia e re për të fjetur ndërsa këtë herë këmbëngulte për të shkuar atje. Në orën 3 të natës vjen dhëndrri dhe na thotë se Venera ishte larguar. Kishte hapur dritaren dhe kuptuam se kishte ikur. Njoftuam policinë menjëherë. Mu duk e çuditshme pasi atë ditë ishte rregulluar, ajo nuk vinte kurrë e rregulluar. Edhe dhëndri kishte kuptuar diçka tek ajo, pasi dy javët e fundit nevrikosej shpejt dhe nuk ishte më ajo Venera e parë. Venera ishte shumë e brishtë, shumë puntore. Atë ditë më kishte vjedhur 230 mijë lekë të vjetra, por këtë e kuptuam më vonë. Venera ka rënë viktimë, jam tepër i bindur për këtë’, tha i ati E reja është martuar me shkuesi 3 vite më parë në Moravë me Rushit Gjolenën të cilët janë bërë edhe prindër të një djali. Sipas bashkëshortit të saj, kohët e fundit 19-vjeçarja kishte një gjëndje ankthi dhe ishte e mbyllur në vetvete. Pas largimit, Venera i ka shkruar një mesazh bashkëshortit, Rushitit në rrjetin social facebook me një adresë fallco ” jam mirë, jam në Berat mos u bëj merak thuaj babait jam mirë’’.

Menjëherë pas largimit telefoni i saj rezulton i fikur, ajo ka marrë me vete pasaportën dhe kartën e identitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.