Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maturantët: Po manipulohen listat e garuesve në Fakultetin Ekonomik, ata me mesatare më të ulët po fitojnë të drejtën e studimit

20:36 / September 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studente
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa që prej datës 2 shtator kanë nisur regjistrimet në Universitet për maturantët fitues të një dege studimi, shumë maturantë të tjerë janë në pritje që të përzgjidhen si fitues të degëve që ata kanë preferuar.

Por maturantët që janë në pritje të fitimit të një të drejte studimi, ata kanë vërejtur parregullsi në procesin e renditjes në degët e përzgjedhura prej tyre. Në redaksinë e Top Channel kanë ardhur shumë denoncim nga maturantët të cilët shprehen se po i largohen shumë vijës së kuqe që i bën fitues të një degë, në Fakultetin Ekonomik por jo vetëm.

Disa prej tyre shprehen se problemi kryesor është hasur tek Fakulteti Ekonomik, ku ka pasur edhe nga ato raste ku maturantë edhe pse me mesatare më të ulët nga ata janë shpallur fitues, ndërsa vetë ata kanë rënë shumë poshtë në renditje për të fituar të drejtën e studimit në degën e përzgjedhur.

I tillë është rasti i maturantes, A.F e cila shprehet për Top Channel se një mikesha e saj fitoi të drejtën e studimit në degën e Financës me mesataren 8.7, ndërsa vetë ajo shprehet se edhe pse zoton mesataren 9.3, jo vetëm që nuk është shpallur fituesi por ka rënë me disa vende në renditje.

A.F shprehet se në orën 12:53 ishte në vendin e 291, ndërsa vetëm pas një ore ajo zbriti në vendin e 357.

  • 1 18
  • 2 7

Të njëjtin problem denoncoi edhe maturanti S.Gj.  Maturanti shprehet se ka përzgjedhur Financën por edhe pse ishte lart në renditje sipas tij, ra në disa pozicione më poshtë.

“Unë po pres të regjistrohem në shkollë. Dua të regjistrohem tek financa dhe sot në orën 1pm  lista ndryshoj duke u ulur në kuotat për fazën e ardhshme. Ndërsa pak orë më vonë ndryshuan duke u larguar nga pozicioni. Kjo ka ndodhur me të gjithë. Kanë ndryshuar gjithë listat”deklaron S.Gj.

  • 3 5
  • 4 2

Ndërkohë një tjetër maturant pretendon se ka ndërhyje në sistemin e renditjes së përzgjedhjes për degët e caktuar. sipas këtij denoncuesi, ka persona të korruptuar të cilët po ndërhyjnë në sistem dhe po regjistrojnë maturantë që nuk e meritojnë të drejtën e studimit.

“Ditën e sotme në Fakultetin e ekonomisë por edhe në fakultete të tjera është parë që disa persona kanë ndërhyrë në listat e garuesve, pra, disa persona të korruptuar pranë fakulteteve po regjistrojnë persona që nuk u ka dalë dega por që ofrojnë para në këmbim të degës. Qindra studentë po ankohen sepse në renditjen e tyre, janë larguar nga vija e kuqe me dhjetëra vende. Në vend që t’i afrohemi vijës së kuqe po i largohemi në mënyrë të pakuptimte dhe po na marrin degën nga duart. Ky është shqetësimi i qindra maturantëve” shprehet maturanti që denoncoi shqetësimin e tij. “

Edhe për maturanten XH.P, është e njëjta histori. Ajo shpjegon se në përzgjedhjen e saj Inxhinieri Mjedisi, ka rënë nga vija e verdhë në të kuqe duke u ulur me disa pozicion për të fituar të drejtën e studimit.

“Ja shikoni keni rast e inxhinierisë të mjedisit. Isha me të verdhë u bëra e kuqe. Sot është vërejtur. Problemi ma komunikoi një shok”

  • 5 2
  • 6

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.