Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ashpërsohen gjobat për ndërtimet pa leje

22:25 / September 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo ndërtim pa leje ose ne shkelje të lejes do të gjobitet me vlerën reale të volumit të ndërtimit shkelje të ligjit, por gjithësesi jo më pak se 500 mijë lekë. Ndërkohë që parashikohet konfiskimi për shtesat që kalojnë në lartësi apo në gjerësi në masën 50% të volumit të ndërtimit. Përmes disa ndryshimeve në Ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit të dërguara për miratim në Kuvend, Këshilli i Ministrave ka ashpërsuar ndjeshëm masat ndëshkimore për ndërtimet pa leje ose shkeljet e lejeve.

Risi e ligjit të ri është se ndërtuesit do të jenë të detyruar të sigurojnë lejet e ndërtimit dhe do të jetë kompania e sigurimit ajo që do të jetë e detyruar të paguajë çdo shkelje të lejes.

Shkronjat “e” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 52, ndryshohen, si më poshtë vijon: kryerja e punimeve pa leje dënohet me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje por, në çdo rast, jo më pak se 500 000 lekë, dhe me: prishje të punimeve të kryera pa leje, kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë;

Konfiskim, për interes publik, të punimeve të kryera pa leje, kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, për të cilat, për shkak të qëndrueshmërisë së objektit, është e pamundur prishja e saj; iii. prishje të të gjithë objektit kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 50% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë;

Konfiskim, për interes publik, të të gjithë objektit, kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 50% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, kur ndërtesa është e qëndrueshme dhe është në përputhje e planet e përgjithshme dhe planet e detajuara vendore, Në këtë rast, konfiskimi, për interes publik, nuk cenon të drejtat e pronësisë të pronarit të truallit, në rast se pronari i truallit është i ndryshëm nga zhvilluesi/zbatuesi i punimeve;

Po ashtu, ligji I ri parashikon që kryerja e ndryshimeve në projekt apo e punimeve në shkelje të kushteve të lejes, pa pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe dhe vëllim ndërtimor, dënohet me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje por, në çdo rast, jo më pak se 300 000 (treqind mijë) lekë, si dhe me pezullim të punimeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.