Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Hapja e shkollave lajm shumë i mirë”, propozimi i Piperos në rast se infektohet me COVID një nxënës apo mësues

19:23 / September 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pipero 737x450 737x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa po afron data për fillimit e vitit të ri shkollor, infeksionist Pëllumb Pipero jep disa zgjidhje në rastet kur në institucionet arsimore mund të shfaqen edhe persona të prekur me COVID-19.

Në një bisedë në emisionin ‘Rudina’, mjeku i njohur pohoi se nuk është zgjidhje mbyllja e shkollave nëse do të shfaqen raste pozitiv me virusin Covid-19. Entuziast për fillimin e shkollës më 14 shtator, mjeku i njohur infeksionist tha se; “hapja e shkollës është një lajm shumë i mirë. Unë kam qenë pro hapjes së shkollës, madje i përmbahem thënies ‘hapja e shkollave është hapje e shoqërisë’”- tha mjeku duke theksuar se kjo do të shoqërohet me një protokoll të rreptë e bazik nga të gjithë aktorët, me qëllim që të shmanget përhapja e infeksionit.

Po në rast se raportohet një rast me Covid-19 në shkollë? Mbyllja e shkollës, sipas Piperos, në një rast si ky, nuk është zgjidhje: “Të mos nxitojmë në këtë pjesë, sepse, nëse në shkollë na del një rast pozitiv ndaj Covid-19, nuk është zgjidhje mbyllja. Nuk duhet të mbyllet shkolla, por duhet të gjejmë mënyrat për të izoluar rastin dhe familjen pa ndërprerë procesin”, – shtoi më tej Pipero.

Ai përsëriti edhe një herë kujdesin e shtuar që duhet të kemi gjatë kësaj kohe, këshilloi prindërit që të punojnë fort me fëmijët e tyre, në mënyrë që t’i bindin ata për të respektuar me përpikëri rregullat strikte për sigurinë e shëndetit të tyre dhe të familjarëve:

“Prindërit duhet të punojnë me fëmijët, t’i kritikojë fëmijët pa i stresuar. Nëse tregoni kujdes për duart, për bankën, nëse respektoni orën e mësimit, pushimet gjithashtu, nëse zbatoni rregullat dhe kufizoni aktivitetet, çdo gjë mund të vijojë normalisht, – u shpreh mjeku infeksionist.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.