Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klima e investimeve/ DASH nxjerr raportin për Shqipërinë. Ja problemet që konstaton

09:27 / September 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti Amerikan i Shtetit, DASH, ka publikuar raportin e vitit 2020 për Shqipërinë, mbi Klimën e Investimeve në vendin tonë, ku renditen një sërë problematikash.

Raporti i DASH evidenton se Shqipëria duhet të përmbushë kushte përpara konferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE.

Teksa thekson probleme të mprehta me çështjet e korrupsionit në administratën publike, mungesën e transparencës sidomos në prokurimet publike, kontrata të vështira për tu zbatuar, korrupsionin në qeveri dhe tek tenderat, rritja e kontratave PPP që sipas raportit bën të pamundur konkurencën.

Sipas DASH, bizneset amerikane perballen me raste korruptive dhe pengesa per investime per shkak te vendimeve gjyqesore te diskutueshme.

“Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të paleve të tjera në një ccështje që lidhet me investimet’, thekson raport.

“Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos cështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që s’janë te tyre”, thuhet me tej ne raport.

“Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë. Korrupsioni vazhdon të minojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik. SHBA nuk figuron më vendet e para për investimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.
Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar sic duhet kompensimin e pronave”, mbyllet raporti i DASH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.