Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Kukës. Pas kësaj ceremonie, Lleshaj nuk preferoi të flasë para gazetarëve për largimin e tij si drejtues politik i qarkut të Lezhës, por edhe për “gojët e liga”, se ai do të largohet nga posti i ministrit. Lleshaj u është përgjigjur shkurt gazetarëve:” Nuk kam ardhur këtu për çështje politike”.
Biseda:
Gazetari: Flitet që ju do të largoheni nga posti i ministrit të Brendshëm?
Lleshaj: Ja unë po largohem (e kishte fjalën, që po largohet nga ceremonia)
Gazetari:Pse u larguar si drejtues Politik nga qarku i Lezhës?
Lleshaj: Nuk kam ardhur këtu për çështje politike.
Pak ditë më parë Partia Socialiste bëri publike emrat e drejtuesve të qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021. Vendin e Sandër Lleshajt në Lezhë e zuri Lindita Nikolla. Ndërsa, vetë Edi Rama ka preferuar të drejtojë qarkun e Durrësit. Kryeministri ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 74 mandate.
