GJKKO e ka dënuar me burgim të përjetshëm grekun Efthimoiu Efthimious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.
Sipas vendimit te dhene sot, me 33 vite burg eshte denuar Elton Halipaj.
Kujtojme se pak kohe me pare, Prokuroria e Posaçme kërkoi burgim të përjetshëm për specialin e forcave greke, Eftimius Eftimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në janar të 2018-ës.
Kurse për të konsideruarin si bashkëpunëtor të tij, Elton Halipajn, SPAK-u kërkoi dënimin me 35 vite burg.
Sipas Prokurorisë, Aurel Hoxhallari është porositësi i vrasjes, ndërsa Halipaj ka ndihmuar Eftimiusin duke i siguruar mjetet dhe ndihmuar për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Hoxhallari prej më shumë se një viti ndodhet në arrati, teksa ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë “Arrest në burg” dhënë nga Gjykata.
Të pandehurit nuk e kanë pranuar të jenë autorë të vrasjes, duke pretenduar se kanë njohje me Aurel Hoxhallarin, por nuk kanë kryer vrasje për llogari të tyre.
Megjithatë, sipas organit të akuzës, janë kamerat e sigurisë dhe një palë dorashka të gjetura në furgonin me të cilin është larguar, që kanë nxjerrë zbuluar specialin grek.