Ka dhënë dorëheqjen kryetari i gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu. Dorëheqja mësohet se është dhënë pak ditë më parë duke u dorëzuar në sekretarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zihni Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.
Dorëheqja e Zihni Shahut, vjen në një kohë kur “lufta” kundër njerëzve të drejtësisë është ashpërsuar, si nga prokuroria e posaçme SPAK,e cila dy ditë më parë arrestoi gjyqtaren e Apelit në Korçë,Mimoza Margjeka.
