Policia e Fierit bën të ditur se dy të rinj janë vënë në pranga pasi shpërndanin lëndë narkotike në këtë qytet.
Në sajë të operacionit të koduar “Apollonia” janë arrestuar E.M., 23 vjeç dhe O.L., 17 vjeç.
“Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit personal dhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe fishekë pistolete”, thotë policia e Fierit.
NJOFTIMI I PLOTE
Operacion për goditjen e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në doza.
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Apollonia”.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike dhe municion luftarak.
Bien në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Apollonia”, si rezultat i të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza, në qytetin e Fierit.
Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. M., 23 vjeç, banues në Fier,
O. L., 17 vjeç, banues në Fier.
Këta shtetas u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Apollonia”.
