Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekspertja e ISHP: Nëse do kemi më shumë se një nxënës me covid, do izolohet e gjitha

15:28 / September 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tomini 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertja e ISHP Eugena Tomini ka folur në News24 për situatën në vend nga COVID-19. Tomini tha se situata për momentin është qëndrueshmëri por kujtoi se ka një kthim të administratës në funksion të plotë dhe nxënësit në shkollë.

“Deri tani nga monitorimi është e njëjta situatë e paraqitjes së situatës pozitive. Jemi në 18% të pozitivitetit. Po vazhdojmë me qëndrueshmëri.

Nuk themi që po dalim nga kjo situatë. Kemi një kthim të administratës në funksion të plotë dhe kthim të nxënësve në shkolla”, tha ajo.

Sa i përket sugjerimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për testimin e të gjithë mësuesve Tomini tha se janë rrahur të gjitha idetë.

“Absolutisht janë mendime të rrahura dhe sa i përket ideve të ekspertëve kundrejt testimit. Kemi pasur një situatë me nxënësit e gjimnazeve. Eksperienca na tregoi evidentimin në kohë të rasteve sporadike. Evidentimi i temperaturës bëri të mundur që të evitonim përhapjen.

Edhe nxënësit duhet të testohen, edhe personeli mbështetës, pra i bie që të bëjmë një screenim masiv të prezencës së COVID në vend por nuk është kjo strategjia e ndjekur deri tani. Nëse testojmë për efekte shkencore është një element tjetër. Janë elementë të ndarë nga strategjia për çdo rast të ndryshuar, në testojmë, gjurmojnë dhe parandalojmë vatrat. Brenda 24 orëve testojmë gjithë mësuesit dhe ata që janë të prekur kalojnë në shtëpi.

Testimi në një kohë të caktuar vlen vetëm për testim shkencor. Pavarësisht testimit në Francë përsëri janë mbyllur shkollat. Sërish janë rikthyer në mbyllje klasash. Shpresoj që skenaret e mundshme të mos jenë skenarët agresivë, drejt ekstremit të mbylljes së shkollave por dhe nëse do arrihen do bëhen në momentin e duhur”, deklaroi ajo.

Tomini tha se në rast se do kemi shfaqjen e një rasti të vetëm dhe nuk do kemi transmetim komunitar do izolohet ai nxënës dhe kontaktet e ngushta. “Nëse do kemi më shumë se një nxënës do të thotë që klasa do të izolohet e gjitha. Nëse do shfaqen shenja do t’iu bëhet tamponi dhe do bëjë karantinën dhe vatra familjare do izolohet dhe do monitorohet.

Protokolli ka disa elementë që janë tepër strikt dhe nuk duhen lëvizur. Nëse nuk do kishim dakordësinë e MASR ky protokoll nuk do zbatohej”, tha Tomini.

Ajo theksoi se të gjitha grupmoshat janë të risku.

E pyetur konkretisht nëse një fëmijë ka temperaturë, Tomini tha se një fëmijë me 37.5 si nuk mund të hyjë në një qendër tregtare as nuk mund të hyjë në institucionet arsimore.

“Një fëmijë me temperaturë më shumë se 37.4 nuk do çohet në shkollë por do monitorohet nga prindi dhe mjeku i familjes në shtëpi. Duhet të jeni i lidhur me mjekun pediatër. Mjeku pediatër dhe i familjes pasi konstaton me triazhim telefonik apo në klinikë vërteton apo rekomandon që ky fëmijë nuk sugjeron klinikë COVID ose jep një vërtetim nëse bën tampon.

Çfarë do më sillte pritja, do kisha të njëjtin grup nxënësish, mësuesit kështu që nuk do ta privoja as ditën e parë, as ditën e katërt. Rekomandimet duhet të zbatohen”, theksoi Tomini.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.