Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Francezi i akuzuar për abuzime seksuale përdorte fotot e Lorik Canës për të ‘kapur’ viktimat

21:57 / September 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorik 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei është akuzuar për ngacmim seksual ndaj katër grave, me të cilat ai fliste në aplikacionet e njohura të takimeve RSVP dhe Bumble midis gushtit 2017 dhe janarit 2018.

Mediat e huaja raportojnë se ai paraqitej në internet si një mjek që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdorte disa fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana teksa përpiqej që të tërhiqte gratë dhe më pas t’i bindte ato që të vizitonin apartamentin e tij Maroubra.

Të martën, gjykata dëgjoi një nga viktimat e tij, me të cilën kishte organizuar një takim për kafe pranë shtëpisë së tij Boyce Rd, më 20 gusht 2017.

Kur panë që kafeneja po mbyllej, ai e ftoi atë në shtëpinë e tij ku ai dyshohet se filloi ta përqafonte dhe u përpoq të “çonte gjërat më tej”, gjë për të cilën ajo nuk pranoi.

Ndërsa u përpoq të largohej, ajo tha se Gabrieli i bëri asaj një “pyetje vërtet të çuditshme”, përfshirë sa të rregullta ishin menstruacionet e saj dhe nëse kishte qenë shtatzënë më parë.

Ajo tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin rreth vendit ku ajo punonte dhe mund t’i ketë thënë se ku jetonte.

“Unë kisha shumë frikë se ai do të dinte se ku jetoja“, tha ajo.

Avokati mbrojtës i Gabrielit, Mark Brady e pyeti gruan se pse ajo zgjodhi të mos raportonte incidentin në polici nëse ishte një “serioze” siç pretendoi ajo.

“Unë thjesht doja ta harroja atë,” tha ajo.

Por vetëm në gusht 2018, një vit pas incidentit të pretenduar, gruaja thirri Stoppers of Crime.

Ajo tha se mori këtë vendim duke lexuar një artikull që detajonte pretendimet e sulmeve seksuale që përfshinin një foto të burrit që ajo kishte takuar.

Ndërkohë gjyqi për të akuzuarin David Gabrieli, 39-vjeç vazhdon.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.