Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akuzohet për 4 vepra të rënda penale, prangoset “i forti” i Lezhës (EMRI)

11:06 / September 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f5de05e0173b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës ka arrestuar një 40 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tij është bërë pas finalizimit të operacionit “Fundjava ”. Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundjava ”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Bie në prangat e Policisë, 40-vjeçari nga Lezha, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shkelje e ligjit mbi drogat”, “Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme” dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.

Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.