PSG nuk di të fitojë dhe ka regjisturar sot humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura në këtë kampionat. Një humbje që djeg më shumë pasi erdhi në klasiken ndaj Olimpik Marsejës, në një ndeshje të tensionuar që u mbyll me grushta e kartonë të kuq.
Goli i Tovin në pjesën e pare i krijoi probleme të mëdha skuadrës parisiene e cila kishte vështirësi të dilte në sulm dhe të thumbonte ekipin mik. Dueli ishte shumë i tensionuar dhe kjo u pa qartësisht në minutat e fundit.
Nejmar, Paredes dhe Kurzaua u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyrtari për PSG-në, ndërsa të njëjtin fat patën mes marsejezëve Amavi dhe Benedeto. Për disa minuta kishte kaos në fushë, përfshirë edhe përplasjet fizike mes futbollistëve, që mbyllën në këtë mënyrë të papritur një një klasike të futbollit francez që do të prodhojë polemika për shumë javë.
