Besa Shahini nuk do të jetë më Ministre e Arsimit. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, Shahini ka konfirmuar largimin si ministre. Kryeministri ka vendosur që të emërojë në postin e Ministres së Arsimit, deputeten Evis Kushi.
Gjatë bashkëbisedimit me Ramën, Besa Shahini nuk ia ka përtuar fjalët kreut të qeverisë. “Do të angazhohem për një të majtë të re, jo të majtë propagandistike”, i tha ajo. Ndërkohë Rama që ia kthen me fjalët: “e majta jonë pra…”.
Edi Rama: Kam keqardhje për largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit. Jam i nderuar që Shahini ishte bashkëpunëtorja ime.
Besa Shahini: Pata nderin që kam kontribuar për Shqipërinë. Duhet parë si të bëjmë arsimin më cilësor. Ne kemi tejakaluar sfida me rëndësi të tilla sii tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë.
Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë moderne. Do të angazhohem për një të majtë të re, jo të majtë propagandistike.
Rama: E majta jonë pra…
Evis Kushi: Privilegj dhe përgjegjësi për postin. Unë jamk nga Elbasani dhe është qyteti ku lindi arsimi. Ne kemi shumë gjëra që të krenohemi. Për mua është përgjegjësi e madhe që të drejtoj këtë ministri. Gjej një grup me shumë reforma, por ne do përpiqemi të bëjmë më mirë. Më vjen mirë që dita e parë e shkollës shkoi mirë.
