Konflikti Turqi-Greqi mbetet një ndër çështjet më të disktuara deri më tani ku pala turke këmbëngul të mos heq dorë nga kërkimet për naftë fhe gaz natyror në Mesdheun Lindor.
Ndërkohë agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency ka transmetuar një intervistë të dhënë nga një prej zyrtarëve të qeverisë Erdogan, por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është fakti se intervista është sjellë me titra greke, ku në fokus kishte marrëdhëniet Greqi-Turqi.
Në këtë intervistë, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ishte në Kas në të njëjtën kohë kur presidentja Katerina Sakellaropoulou po vizitonte Kastelorizo, ka bërë thirrje që Greqia të mos përdoret nga Franca.
Më tej ai i bëri thirrje Greqisë që të mos jetë një vegël në përpjekjet e Macron-it për të rikonfirmuar imazhin e tij në Francë.