Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO: Dokumentari që ka trazuar rrjetin dhe që duhet parë patjetër

09:51 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kompjuter celular liria medias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ata që panë “The Social Dilemma”, tashmë po nxisin edhe të tjerët ta shohin.

Bëhet fjalë për një dokumentar që ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues” dhe se “duhet parë me patjetër”.

Ai tregon se si rrjetet sociale kanë ndikuar në jetën tonë dhe se si, shumë prej nesh nuk e konsiderojmë kurrë se sa afër po monitorohet çdo lëvizje e jona.

Dokumentari u publikua në Netlix këtë javë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka marrë një vëmendje të madhe.

Në përmbledhjen e tij shkruhet:

“Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që rrjetet sociale kanë tek njerëzit, me ekspertë të teknologjisë që japin alarmin për krijimet e tyre.”

Ekspertë që kanë punuar për ndërmarrje të mëdha, përfshirë Facebook, Pinterest, Google, Twitter dhe Instagram, paraqiten në dokumentar për të thënë disa paralajmërime vërtet të rëndësishme.

“Ajo që unë dua që njerëzit të dinë është se gjithçka që ata po bëjnë në internet po shikohet, po gjurmohet.

Çdo veprim i vetëm që ju bëni monitorohet dhe regjistrohet me kujdes”, thuhet në trailerin 2-minutësh të dokumentarit.

“Ajo që [njerëzit] nuk e kuptojnë është se ekzistojnë ekipe të tëra inxhinierësh, puna e të cilëve është të përdorin psikologjinë tuaj kundër jush.”

“Gjithmonë e ndieja që në thelb ishte një forcë e mirë – nuk e di nëse ndihem më ashtu.”

Njerëzit shkruajnë:

“Nëse do bëni vetëm një gjë sot, shikoni The Social Dilemma.”

“The Social Dilemma më bën të ndihem i ndyrë dhe të rimendoj për mediat sociale.”

“Pra, The Social Dilemma është realiteti dhe jo një episod i Black Mirror?”

“The Social Dilemma është gjëja më e frikshme dhe më e mahnitshme që kam parë ndonjëherë në Netflix.”

Të tjerë thonë se është pak i tepërt për t’u ndjekur:

“Mos e shikoni…ankth i menjëherëshëm. Jam gati të hedh telefonin!”

“Ndihem i mashtruar. Më duket sikur dikush po më sheh gjithë kohës.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.