Damian Gjiknuri i PS refuzon ftesën e opozitës për të organizuar një mbledhje të Këshillit Politik ditën e nesërme. Sipas tij, ky Këshill e ka pasur dhe do ta ketë gjithnjë në vëmendje ekspertizën e OSBE/ODIHR, të cilën opozita e Bashskuar tha se do ta prezantonte pikërisht nesër.
Por kjo për mazhorancën lexohet si taktikë e përdorur nga opozita për zvarritjen e punës.
Gjiknuri i fton kolegët e opozitës që të mblidhen të premten në orën 10:30 dhe të diskutojnë për të nxjerrë produkte konkrete.
GJiknuri shprehet se: “Taktikat e pengimit, zvarritjes, bllokimit dhe konfliktualitetit artificial nuk pijnë më ujë. Unë ju ftoj përzemërsisht të futeni në rrugën e duhur, në rrugën e drejtë”.
