Sulmuan me të gjitha mjetet KZAZ-të Burrel e Klos, vijon proçesi gjyqësor për 15 nga 33 militantët e PD-së. Ata u paditën nga Policia e Shtetit për dhunë mbi institucionet zgjedhore, kundërshtim të forcave të rendit dhe dëmtim të pasurisë.
KZAZ nr. 16 Mat ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa” Burrel dhe KZAZ nr. 17 ndodhej tek Biblioteka e qytetit Klos. Materialet zgjedhore u dogjën, grisën dhe vodhën nga ekstremistët e PD-së Mat e Klos. Në fillim Policia arrestoi 9 persona. Ndërkohë në total u kallzuan 33 persona, punonjës të bashkive Mat e Klos dhe të institucioneve vendore. Disa nga të paditurit u “arratisën” deri pas zgjedhjeve lokale, ndërkohë të tjerë kanë dhënë sqarimet e tyre pranë Policisë Gjyqësore Mat dhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës për veprat penale që kanë kryer në bashkëpunim. Seanca e radhës do të mbahet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat me 12 tetor 2020.
15 militantët e PD-së Mat akuzohen për: “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore.”