Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mimi Kodheli: Greqia është fqinji ynë shembullor, të drejtat e shqiptarëve atje janë shtuar

20:12 / September 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodheli rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politika e jashtme, raportet me Greqinë, janë prej disa javësh në fokus të debateve dhe polemikave në politikën e brendshme. Qeveria po përballet aktualisht me dyshimin se mos po negociohet fshehurazi me Greqinë ndonjë marrëveshje për ndarjen e kufirit detar. Por, kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë këtë insinuatë.

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvend, Mimi Kodheli theksoi plot bindje gjatë edicionit të lajmeve në “Vizion Plus” se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë.

I pyetur nëse Shqipëria arriti objektivin e vënë në 2013-ën për “zero probleme me fqinjët”, Kodheli tha se të drejtat e shqiptarëve në Greqi janë shtuar ndjeshëm dhe se janë bërë përparime të jashtëzakonshme.

“Nuk ka asnjë negociatë të fshehtë sepse nuk mund të ketë një të tillë. Ka dy komisione ekspertësh, të cilët duhet të riformatohen për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në Shqipëri dhe Greqi pas ndryshimeve politike. Unë do ta shikoja në dy aspekte marrëdhënien me Shqipërinë. Prezenca e shqiptarëve atje dhe politika e fqinjësisë së mirë. Sa i përket diasporës, janë bërë përparime të jashtëzakonshme lidhur me shtimin e të drejtave që shqiptarët kanë atje. Është avancuar dhe përparuar. Kjo është e rëndësishme. E forcon lidhjen dhe bashkëveprimin mes dy vendeve. Greqia ëshë jo vetëm fqinji ynë shembullor, por vend anëtar i NATO-s dhe vendi i BE. Pra, ristrukturimi mbi baza të shëndosha i fqinjësisë së mirë do të vazhdojë të mbetet kryekapitulli i jashtëm i kësaj qeverie”, deklaroi Mimi Kodheli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.