Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kombet e Bashkuara akuzojnë Venezuelën për “krime kundër njerëzimit”

21:27 / September 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
venezuele
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se Qeveria e Venezuelës ka kryer “shkelje të rënda” që përbëjnë krime kundër njerëzimit. Raste të vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan nga një mision fakt-mbledhës i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ekipi tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë të përfshirë.

“Shërbimet e sigurisë në Venezuelë kanë qenë të përfshira në dhunë sistematike që nga viti 2014, me qëllim shtypjen e opozitës politike dhe, në përgjithësi, terrorizimin e popullsisë. Maduro dhe ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes jo vetëm që ishin në dijeni për krimet, por dhanë urdhra, koordinuan operacione dhe furnizuan burimet” thuhet në raport. Misioni ka gjetur prova të arsyeshme për të besuar se autoritetet dhe forcat e sigurimit të Venezuelës, që nga viti 2014, kanë planifikuar dhe ekzekutuar shkelje serioze të të drejtave të njeriut, disa prej të cilave – përfshirë vrasjet arbitrare dhe përdorimin sistematik të torturës – përbëjnë krime kundër njerëzimit”, tha përmes një deklarate udhëheqësja e misionit, Marta Valinas.

Ambasadori i Venezuelës në OKB, Jorge Valero, e përshkroi misionin si një “nismë armiqësore”. Venezuela po vuan nga një krizë e rëndë ekonomike dhe politike. Miliona njerëz kanë ikur nga ky vend në vitet e fundit.

akuzojne Kombet e Bashkuara venezuelen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.