Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shqipëria refuzon apelin e turkut Simsek për azil, mbetet në fuqi dëbimi në Turqi

23:28 / September 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
simsek1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, që vendosi në favor të dëbimit të tij nga Shqipëria, informon BIRN.

Komisioni, i cili u mblodh me vetëm 4 anëtarë nga 7 që ka në përbërje, vendosi me shumicë 3 me 1, për të refuzuar kërkesën e Simsek për azil.

Kundër ankimit vendosën përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Merita Xhafaj, ajo e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Venera Domi dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Jetlir Gjergji.

Në pakicë përfaqësuesja e Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmarku kërkoi që ankimi të pranohej. Tre anëtarë të tjerë dhe avokati i Simsek, Elton Hyseni nuk ishin të pranishëm në mbledhje. Hyseni nuk ishte i arritshëm për koment.

Arsyetimi i shumicës sipas një dokumenti që BIRN pa, u bazua kryesisht mbi procedurë. Në të pretendohet që Simsek ka apeluar tej afatit 15 ditor vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe se kishte refuzuar marrjen dijeni për vendimin. Por sipas mendimit të pakicës, Komisioni nuk kishte provuar që Simsek ose avokati i tij ishin njoftuar për vendimin e refuzimit dhe as që këtij të fundi t’i ishte mundësuar një version i përkthyer i vendimit në një gjuhë që ai e kupton.

Pakica e ka cilësuar “praktikë të dyshimtë” mënyrën se si pretendohej se ishte njoftuar Simsek dhe mënyrën se si ishte përpiluar procesverbali për refuzimin e marrjes dijeni. Sipas saj procedura e ndjekur nuk vërteton marrjen dijeni.

Dyshime mbi mos vënien në dijeni të Sismsek dhe avokatit të tij në këtë proces janë ngritur edhe më herët, pasi u mësua se vendimi i refuzimit i azilit  ishte marrë në 9 mars  nga Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe u bë i njohur vetëm në fillim të korrikut. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca i tha BIRN në një bisedë telefonike në 2 korrik se një përgjigje e Ministrisë së Brendshme për Avokatin e Popullit mbi këtë rast ishte “hileqare”, pasi nuk përmendte datën kur ishte marrë vendimi i refuzimit.

Në një dokument që BIRN siguroi, të lëshuar nga Ministria e Brendshme në 25 qershor, përmendet sepcifikisht që Simsesk kishte të drejtën e apelimit brenda 15 ditëve pa vënë në dukje kohën e fillimit të këtij afati. Në dokumentin e lëshuar gati 4  muaj pas vendimit, nuk përmendet që Simsek ishte njoftuar.  Avokati i Simsek, Hyseni e akuzoi në 2 korrik ministrinë se nuk ia kishte vënë në dispozicion vendimin që ishte marrë në mars.

BIRN mësoi po ashtu se shumica në Komision nuk ka marrë parasysh pretendimet e Simsek dhe mbrojtësit të tij ligjor se në Turqi ai rrezikohej të burgosej si përkrahës i Lëvizjes së Gylen, shkruan gazetari Vladimir Karaj.

apelin refuzon simsek turkut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.