Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër çiftet më të dashura të showbizit. Lidhja e tyre 12-vjeçare u kurorëzua në martesë më 7 maj të 2019-tës. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam, vogëlushi që erdhi në jetë në janar të këtij viti.
Kohët e fundit ata nuk kanë qenë shumë aktivë në rrjetet sociale apo qoftë dhe me projeke të reja por Miriam duket se ka thyer këtë heshtje ku ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet dorë për dore me Albanin, ndërkohë që videon e ka shoqëruar me një këngë mjaft të bukur, e cila tiullohet “You are the reason” nga Calum Scott.
Në video nuk dallohet nëse dyshja është jashtë në një darkë romantike, apo në shtëpi, por sidoqoftë, ajo transmeton shumë dashuri.