Një 73-vjeçar nga fshati Çërrilë i Memaliajt ka humbur jetën tragjikisht pasi tentoi të shuante zjarrin që kishte ndezur për të djegur disa shkurre në afërsi të ullishtes së tij.
Memaliaj/ Informacion paraprak.
Rreth ores 10:45, njoftohemi se në fshatin Çërrilë, bashkia Memaliaj, shtetasi H. H., 73 vjeç, ka qënë duke djegur disa shkurre në afësi të ullishtes së tij.
Zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe në përpjekje e sipër për të shuar zjarrin, shtetasi H. H. ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
