Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I shërben pacientëve me Covid-19, mjekja shtatzënë tregon si pati vullnetin të mos tërhiqej nga puna në momentet më të vështira

18:57 / September 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjekja shtatzene
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar sot në studion e Rudina ka qenë një mjeke e cila na ka frymëzuar me historinë e saj. Edhe pse në pritje të ëmbël, ajo aktualisht është në krye të detyrës në vijën e parë të frontit kundër Covid-19 dhe vazhdon t’i shërbejë pacientëve të infektuar.

Bëhet fjalë për mjeken e specializuar në shërbime anestezie reanimacion Krisli Serani, e cila ka treguar si e ka përballuar ajo këtë periudhë dhe si e priti lajmin e shtatzënisë në kohë pandemie.

Rudina Magjistari: Si ka qenë kjo periudhë për ju?

Krisli Serani: Ka qenë një shtatzëni e paplanifikuar që erdhi surprizë si për mua ashtu edhe për bashkëshortin. Një shtatzëni që m’u desh kohë për ta pranuar, por ndërkohë puna kishte filluar, Covidi kishte filluar, ekon e parë e kisha bërë me mikeshat e mia sepse isha e pabindur që isha shtatzënë sepse nuk mund ta besoja. Shumica e stafit e ka marrë vesh me vonesë. E kanë marrë vesh kur mua filloi të më dukej barku. Puna jonë është e tillë, shkon, ndrrohesh, vesh kostumin dhe shkon direkt në punë, nuk ka njeri kohë të të shohë si qenke veshur sot apo sa e bukur je bërë sot. Deri diku e morën vesh nga fotot që kisha nxjerrë.

Rudina Magjistari: A u shqetësuan të afërmit e tu që vazhdoje të punoje pasi zbulove se ishe shtatzënë?

Krisli Serani: Arseli më ka mbështetur shumë, e kam një shok shumë të mirë përpara se të jetë bashkëshorti im. Mamasë ia tregova me vonesë sepse ishte pandemia, isha e izoluar nga personat e shtëpisë, ata jetonin në Durrës, unë në Tiranë. Pasi e morën vesh më pyetën, a je e sigurt që do të vazhdosh të punosh, por ata e dinë që unë jam mjeke dhe më mirë sesa unë, nuk e dinte dikush tjetër.

Rudina Magjistari: Pate merak për veten tënde?

Krisli Serani: Në disa momente po, por më shumë sesa meraku ishte kujdes. Kujdes që të vishesha, kujdes kur u zhvishnim, kujdes kur punonim me pacientët. Aty nuk kanë munguar asnjëherë veshjet, maskat dhe e ndjeja veten të sigurt. Nëse unë nuk do e ndjeja veten të sigurt, nuk do punoja. /tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.