Opozita jashtë parlamentit, PD-LSI do të marrin pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit Politik që do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve, por akuzojnë Damian Gjiknurin se është i njëanshëm. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili shprehen se nuk kishte dakordësi për të zhvilluar mbledhjen nesër dhe se Gjiknuri refuzoi propozimin për t’u ulur në tryezë të mërkurën. Megjithë, përfaqësuesit e opozitës konfirmojnë pjesëmarrjen.
“Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure. Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare. Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00” thuhet në deklaratën e shpërndarë e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.
