Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Protestat e naftëtarëve, aktivisti Leka: Shteti e ka privatizuar në formë korruptive uzinën

22:42 / September 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodi leka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivisti i Organizatës Politike, Klodi Leka ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Ora News, ku ka folur për protestën e naftëtarëve të Ballshit.

Leka fajsuar shtetin për të gjithë këtë situatë, duke e akuzuar se ka privatizuar uzinën e naftës në formë korruptive, teksa ka shtuar se kompanitë private fantazëm janë ato që e kanë zhvatur atë.

“Problemi i madh është se shteti është ai që e ka privatizuar në formë korruptive uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa kompanitë private, shumica fantazëm pas të cilave fshihen edhe biznesmenë të mëdhenj, e kanë zhvatur uzinën, e kanë zhvatur uzinën dhe djersën e punëtorëve dhe në fund e kanë lënë uzinën peng në bankat e huaja. Pra uzina momentalisht është kolateral. Shteti nuk kërkon të marrë asnjëlloj përgjegjësie për këtë privatizim korruptiv dhe për këtë pasuri që akoma mbetet një pasuri strategjike kombëtare. Të gjithë firmat që janë ofruar më vonë për t’i dhënë zgjidhje, janë të vogla, jo serioze, fantazëm që kanë pasur si qëllim vetëm që t’i shfrytëzojnë punëtorët dhe uzinën pa paguar asnjë taksë në shtet. Të zhduken më pas, siç kanë bërë gjithmonë”, ka thënë Leka.

Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit protestuan përpara Ministrisë së Infrastrukturës, ku kërkojnë pagat e prapambetura nga kompanitë. Ata u shpërndanë me forcë nga Policia, në kuadër të rregullave anti-covid.

aktivisti korruptive Protesta uzinen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.