Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas Italisë, në Britani krijohet testi i shpejtë. Jep rezultatin në 90 minuta

11:00 / September 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
testi shpejte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një test i shpejtë mund të diagnostikojë me saktësi infeksionin e koronavirusit, brenda 90 minutash, pa pasur nevojë për laborator special thonë shkencëtarët e Imperial College London.

Studimi i tyre ka treguar se pajisja dha rezultate të krahasueshme me testet aktuale.

Tamponi vendoset brenda një mbajtëse ngjyrë blu e cila ka brenda kimikatet e nevojshme për analizën. Më pas kjo futet në një makineri me madhësinë e një këpuce për të bërë testin.

Megjithatë ekspertët thonë se nuk është zgjidhje për problemet dhe vonesat e programit “Testo dhe gjurmo”.

Kjo sipas tyre pasi secila kuti mund të trajtojë vetëm një provë njëherësh. Prandaj gjatë një dite një kuti e tillë mund të kryejë vetëm 16 teste.

Graham Cooke, autori kryesor i studimit të Imperial, tha për BBC se testi është i përshtatshëm për përdorim, për shembull në një repart spitali.

Aktualisht kjo pajisje po përdoret në tetë spitale britanike për të identifikuar shpejt pacientët që mbartin virusin. Teknologjia në teori mund të përdoret në shtëpi, por nuk është hartuar për këtë qëllim ka thënë Cooke.

Kështu kompanitë shkencore nuk po kryejnë studime vetëm mbi vaksinën por edhe mënyrën e zbulimit sa më të shpejtë të virusit vdekjeprurës.

Pak ditë më parë lajmet nga Italia vinin për një analizë që jepte përgjigjen në vetëm tre minuta. Ajo quhet “Daily Tampon” dhe bëhet përmes pështymës. Ministria e Shëndetësisë e Italisë thekson se nuk ka pasur ende lejen për përdorimin e saj dhe se kërkimet për testet e shpejta vijojnë të ecin para.

Lexo edhe- Në vetëm tre minuta, Italia krijon testin e shpejtë që zbulon COVID-19 përmes pështymës

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

15:41 / October 10, 2026

Të rinjtë izraelitë djathtas, trauma e 7 tetorit ndikon votën e parë, siguria përpara ekonomisë dhe paqes

14:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.