Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nënprefekti i Tropojës Kurmekaj: Dominoi këtë vit turizmi patriotik, alpet tona janë të magjishme (Foto)

11:23 / September 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Granit K
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënprefekti i Tropojës Granit Kurmekaj shprehet se këtë vit numri i turistëve të huaj ka qenë më i pakët në rrethin e Tropojës, për shkak të pandemisë, por ky vakum është kompensuar nga turistë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijëve shtetërorë.

“Ka qenë një vit ndryshe. Realisht ka patur një numër më të reduktuar të turistëve nga vendet e tjera. Shumë kompani turistike dhe individë janë detyruar të pezullojnë udhëtimet e tyre drejt Tropojës. Shkaku kryesor ishte Covid 19. Por, ndryshe nga vitet e kaluara ky vakum është plotësuar nga turistë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. Një numër i madh turistësh kanë ardhur nga Kosova dhe Jugu i Shqipërisë”, nënvisoi Kurmekaj.

Ai shtoi se Tropoja është e magjishme dhe afron bukuri mahnitëse për vizitorët. Valbona, Nikaj Merturi, Lekbibaj, Bjeshkët e Tropojës dhe vise të tjera janë të rralla. Në fundjavë Tropoja është e mbipopulluar nga turistë vendas dhe të huaj, këto të fundit më të pakët në numër se sa vitet e kaluara.

Sipas nënprefektit Tropoja nuk është e bukur vetëm në stinën e verës, por në katër stinët e vitit. “Tropoja, thotë ai, është atraktive dhe joshëse në çdo stinë të vitit. Kam shoqëruar ditët e fundit turistë nga Korça, Peja, Vlora, Prizreni, Saranda, Ferizaj, Mati e treva të tjera dhe ato kur janë larguar janë shprehur shumë të kënaqur, madje kanë deklaruar se do të rikthehen përsëri në Tropojë.”

Kurmekaj nënvizoi se bizneset e zonave turistike kanë treguar bujarinë e tyre në lidhje me trajtimin e turistëve, duke patur çmime të pranueshme për hotelerinë dhe ushqimin. Duket se kanë sakrifikuar diçka për ta mbajtur gjallë turizmin në këto anë. Nënprefekti thotë se investimet e kryera nga qeveria në infrastrukturë kanë ndikuar pozitivisht në lëvizjen normale të turistëve dhe shtimin e tyre. /tirananews.al/

234567
2312
2312111
1212 1

granit kurmekaj patriotik turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.