Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë shumë të vështirë për më shumë se 200 shtete në mbarë botën që janë prekur nga ky virus vdekjeprurës.
Ndërkohë që në Britaninë e Madhe vijojnë të mbeten ende të larta shifrat ditore të të infektuarëve dhe viktimave, shkencëtarët më të mirë të Britanisë së Madhe kanë propozuar një bllokim kombëtar dy-javor në tetor për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Një bllokim i dytë do të përkojë me gjysmën e muajit tetor duke mos rrezikuar mësimin në shkolla, sipas propozimit të ekspertëve të Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE).
Duke folur rreth raportit, sekretari i shëndetit Jonathan Ashëorth u shpreh: Laburistët paralajmëruan muaj më parë se nëse qeveria nuk arrin të mbajë nën kontroll koronavirusin gjatë verës atëherë do të përballemi me një dimër të zymtë.Qeveria e injoroi këtë këshillë, madje as testimi nuk ishte në normat e duhura dhe nuk është për t’u habitur që kufizimet kombëtare mund të rivendosen përsëri. Paaftësia e Konservatorëve po e pengon Britaninë dhe po dëmton përpjekjen kombëtare për të ndaluar përhapjen e këtij virusi.
Në bazë të raportimit nga mediat e huaja është mësuar se numri i rasteve të reja është dyfishuar gjatë 8 ditëve të fundit në Angli, sipas një studimi nga Imperial College London dhe Ipsos Mori.
Qeveria ka hedhur poshtë sugjerimet e një bllokimi të dytë kombëtar, ndërsa kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se do të ishte “katastrofik” për ekonominë por ai mund të jetë nën presion nga shkencëtarët.
Një ish-drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pohoi të mërkurën se zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, Profesor Chris Ëhitty po rekomandonte një bllokim kombëtar dy-javor. Edëard Argar, një ministër në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social, është shprehur për Sky Neës.
“Ne jemi të udhëhequr nga shkenca, por nuk drejtohemi domosdoshmërish nga spekulimet në shtyp.Nuk është diçka që kam dëgjuar nga Chris. Dhe është diçka që kryeministri nuk e dëshiron.”- ka thënë ai.
Johnson ka hedhur poshtë mundësinë e një bllokimi të dytë kombëtar, duke u thënë deputetëve të mërkurën: Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta parandaluar diçka të tillë. A mund ta lejojmë një bllokim të dytë? Unë besoj se pasojat ekonomike do të ishin katastrofike.
Tashmë qeveria britanike ka futur në fuqi disa kufizime të reja këtë javë duke ndaluar njerëzit të takohen në grupe me më shumë se gjashtë persona. Ndërkohë u është kërkuar spitaleve të përgatiten një fluks të mundshëm të shtrimeve.
Burimi: SKYnews
