Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjurmë të Noviçokut në shishen e ujit ku piu Navalny, Kremlini i quan akuzat “absurde”

18:36 / September 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Navalny
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri të tjera shprehen se është helmuar me agjent nervor. Autoritetet gjermane thonë se lideri opozitar ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi.

Ekipi i Navalnyt ka thënë se shishja e ujit është larguar nga dhoma e tij e hotelit në qytetin Tomsk, pasi ai u sëmur keq muajin e kaluar.

Sipas këtij ekipi, në shishe janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë pretendimet, duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e tyre. “Neve na është thënë se ka gjurmë të Noviçokut në shishe, mirëpo ekspertët kanë thënë se nëse vërtet ka pasur gjurmë të Noviçokut në shishe, të paktën personat që e kanë prekur atë apo ata që kanë qëndruar afër do t’i ishin ekspozuar”, ka thënë Peskov. “Kjo gjë është në kundërshtim me përfundimet e ekspertëve.

Nëse ka pasur shishe, pse është larguar? Ndoshta dikush nuk ka interes që të nisin hetime. Ka shumë absurditet në këtë çështje që na mban larg besimit në këto deklarata, pa pasur prova”, ka shtuar ai. Navalny, 44-vjeçar, është sëmurë teksa ka qenë në udhëtim nga Tomsku në Moskë, në fund të muajit gusht. Ai është dërguar pas disa ditësh në një spital në Gjermani, ku testet kanë treguar se ai është helmuar me agjent nervor të kategorisë ushtarake të grupit, Noviçok. Gjermania i ka kërkuar Rusisë që të sqarojë këtë incident, mirëpo Rusia ka mohuar vazhdimisht përfshirjen dhe i ka bërë presion Gjermanisë që të ndajë me të provat që tregojnë se Navalny është helmuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

15:41 / October 10, 2026

Të rinjtë izraelitë djathtas, trauma e 7 tetorit ndikon votën e parë, siguria përpara ekonomisë dhe paqes

14:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.