Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

DHTIT mbështet projektin për “Grumbullimin e Ndërmarrjeve Inovative të Turizmit Ndërkufitar”

17:59 / February 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foto kryesore3 600x300
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi me 6 shkurt 2019 takimin prezantues të Projektit Innotourclust “Grumbullimi i Ndërmarrjeve Inovative të Turizmit Ndërkufitar”,projekt i financuar nga fondet e BE (IPA). Konferenca u zhvillua gjithashtu dhe në praninë e drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Turizmit si dhe përfaqësuesve të sektorit të turizmit.

Ky aktivitet kishte për qëllim prezantimin e projektit, objektivave strategjike si dhe rezultateve të tij. Si pjesë e programit ndë-rrajonal Interreg, ai parashikon fuqizimin e sipërmarrjeve në sektorin e turizmit në trilateralin Itali-Shqipëri dhe Mal të Zi.

Gjatë prezantimit të projektit, Drejtoresha e Departamentit të Projekteve pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Viola Xhindi u shpreh se “projekti synon të përmirësojë konkurrueshmërinë dhe bashkëpunimin e ndërmarrjeve mes tre vendeve”.  Kjo do të mundësohet përmes krijimit dhe implementimit të një Klasterit Inovativ Ndërkufitar Turizmi i fokusuar në integrimin dhe trajnimin e operatorëve ekonomikë lokalë për një harmonizim më të mirë dhe inovativ të kompanive lokale.

Meggi Zhugli, menaxhere e projektit e Dhomës së Tiranës, mes te tjerash shprehu besimin se ky projekt do të jetë i suksesshëm pasi Dhoma e Tregtisëështë plotësisht e angazhuar që ky projekt të ecë në rrugë të mbarë. Sipas saj do të ndërtohet një libër dixhital ku do të përfshihen informacionet mbi SME-të pjesë e programit, duke e parë kështu në një mënyrë inovative industrinë e turizmit.

Në fjalën e saj përshëndetëse, zonja Kornelia Ferizaj, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në fjalën e saj e vlerësoi këtë projekt si një mundësi të mirë për sipërmarrjen që operon në fushën e turizmit.

Gjatë takimit prezantues për “Grumbullimin e Ndërmarrjeve Inovative të Turizmit Ndërkufitar”, ekspertë të projektit prezantuan dy studime. Një analizë të Shqipërisë për sipërmarrjet turistike dhe agroushqimore. Si dhe një studim rreth rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe krijimit të avantazheve konkurruese përmes standardeve dhe ndërtimit të klasterit në fushën e turizmit.

Pse kjo nismë?

Territori Itali-Shqipëri-Mali i Zi (IT-AL-MO) është i prekur nga pasojat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të krizës ekonomike globale. SME-të luajnë një rol vendimtar për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, por konkurrueshmëria e tyre ka një shfrytëzim të kufizuar të mundësive ndërkombëtare të turizmit. Në këtë kontekst projekti synon të promovojë rritjen e rrjeteve dhe të forcojë aftësitë specifike të SME-vë në këtë zonë. Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i konkurrueshmërisë dhe bashkëpunimit të SME-ve,  IT-AL-MO përmes krijimit dhe implementimit të një klasteriinovativ të turizmit ndërkufitar (INNOTOURCLUST). Ndryshimi i pritshëm është një mënyrë inovative për të parë industrinë e turizmit. Biznesi i turizmit duhet të jetë më i organizuar dhe i integruar me SME-të lokale (bujqësia, peshkimi, shërbimet me bazë detare, artizanati, Ho.re.ca, eko-sportet dhe organizatat sociale) me qëllim të përmbushjes së kërkesës ndërkombëtare në rritje për “përvojat turistike” dhe vënies në kontakt të turistëve me ndërmarrjet lokale dhe prodhuesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.