Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

SHBA vendos ultimatum: Tik Tok dhe We Chat do ndalojnë së funksionuari në Amerikë prej 20 shtatorit. Lëvizja që e bën Trump-in të kthejë mendje

23:46 / September 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump tik tok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SH.B.A. deklaroi se do të ndalonte të gjitha shkarkimet e aplikacioneve TikTok dhe WeChat duke filluar nga e dita e dielë, 20 shtator 2020. Urdhri, i lëshuar nga Departamenti i Tregtisë i SH.B.A., ndalon qytetarët, që të shkarkojnë dy aplikacionet në pronësi të Kinës, nga dy platformat app store dhe play store.

Që nga e diela, Departamenti i Tregtisë konfirmoi se do të ndalonte “çdo ofrim shërbimi për shpërndarjen ose mirëmbajtjen e aplikacioneve mobile WeChat ose TikTok, kodin përbërës, ose azhurnimet e aplikacioneve përmes një dyqani në internet të aplikacioneve mobile në SH.B.A.”

Në praktikë, kushdo që përdor TikTok ose WeChat në telefonin e tij nuk do të shohë që aplikacionet të zhduken papritmas, por urdhri tregon se aplikacionet do të ndalojnë së qenuri të disponueshme dhe kushdo që tashmë përdor cilindo shërbim nuk do të marrë përditësime të softuerit.

Një pjesë e urdhrit nënkupton që aplikacioni i TikTok do të ndalet së funksionuari duke filluar nga 12 nëntori, pasi rrjetet e shpërndarjes së përmbajtjes në SH.B.A., do të ndalojnë së ofruari shërbimet e tyre.

Urdhri shton: “Presidenti ka parashikuar deri më 12 nëntor që problemet e sigurisë kombëtare të paraqitura nga TikTok të zgjidhen. Nëse ato zgjidhen, ndalimet në këtë urdhër mund të hiqen”.

Nuk është e qartë se çfarë fuqie ka qeveria amerikane për të urdhëruar Apple dhe Google të heqin aplikacionet nga dyqanet e tyre. Busines Insider ka kontaktuar TikTok, Apple dhe Google për koment dhe ju tha se ndalimi mund të shfuqizohet përpara së Dielës nëse TikTok përfundon marrëveshjen e saj me gjigantin e teknologjisë amerikane Oracle para afatit.

Për ekspertët kjo mund të jetë një lëvizje agresive nga Trump për të arritur qëllimin e tij, që TikTok të jetë në pronësi të plotë nga një kompani amerikane. Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross tha:“Në drejtimin e Presidentit, ne kemi ndërmarrë një veprim të rëndësishëm për të luftuar mbledhjen e të dhënave personale të qytetarëve amerikanë nga Kina, teksa përpiqemi të promovojmë vlerat tona kombëtare, normat demokratike të bazuara në rregullat dhe zbatimin agresiv të ligjeve dhe rregulloreve të SHBA”.

Vendimi nga Departamenti i Tregtisë është një zbatim i urdhrit ekzekutiv të Trump në 6 gusht, që i dha TikTok-ut 45 ditë kohë për të shitur biznesin në një kompani amerikane ose në të kundërt do të përballet me një ndalim SHBA. E njejta gjë për WeChat, i cili është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, në pronësi të kompanisë kineze Tencent.

Kompania që ka në pronësi TikTok është ByteDance. Urdhri ekzekutiv i Trump përfshinte shqetësimet mbi sigurinë kombëtare me pretendimin se tani qeveria kineze ka në dorë të dhënat e përdoruesve në këtë aplikacion. Përdoruesit e tij në SHBA janë me qindra miliona.

20 shtatorit mendje Tik Tok trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.