Largimet nga spektakli i humorit “Portokalli” kanë qenë në vëmendjen e medias rozë këto ditët e fundit ku po flitet për shumë emra të njohur të spektaklit që nuk do të jenë më.
Një prej tyre i përfolur ishte dhe Salsano Rrapi. Pasi u fol e stërfol gjatë për këtë largim të presupozuar, Salsano ka vendosur t’i shuajë vetë të gjithë zërat. Me anë të një fotoje ai ka sqaruar se si qëndron e vërteta, duke zbuluar se edhe këtë sezon do të shfaqet në ekranin e “Top Channel”.
Rrapi ka publikuar në Instagram një foto me aktorin tjetër të Portokallisë, Erdit Asllani, gjë që dëshmon se ai vazhdon punën në spektaklin e humorit. “Së shpejti bombë”, ka shkruar Salsano përkrah fotos, për të treguar se sezonin e ri do të kthehen akoma dhe më fuqishëm.