Deputeti Kujtim Gjuzi, i cili në të kaluarën ka qenë kandidat për president i FSHF, akuzoi se ky institucion e kishte kthyer këtë situatë në politike. Në “Procesi Sportiv”, ai insistoi se edhe FSHF tashmë duhet t’u nënshtrohej kontrolleve të plota të instancave shtetërore.
“FSHF nuk është kontrolluar asnjëherë. Qeveria Berisha nuk ak guxuar t’i afrohet dyerve të Federatës kur ishte ministër Pango. Nuk ka dhënë llogari asnjëherë, por duhej të jepnin llogari ata që kanë shitur ndeshje 4-2 dhe 6-2.
Bojkoti është situatë skandaloze për ne që kemi luajtur e për ata mijëra sportdashës. Njerëzit që janë pranë skuadrës blu bojkotojnë se do të rrëzojë Ramën.
Sali Berisha nuk ka guxuar të futet në Federatën Shqiptare të Futbollit, Edi Rama nuk ka guxuar të futet në Federatën Shqiptare të Futbollit të kontrollojë financat. Ajo është e pavarur por është shoqatë, e njeh gjykata dhe shteti, duhet respektuar institucioni shtetëror. Bojkoti nuk është i mirë, presion mund t’i bësh qeverisë sa të duash por kështu nuk bën gjë”, tha Gjuzi.
