Një shqiptar 67 vjeç, i cili jetonte prej kohësh në Giulianova dhe ishte kthyer nga një qëndrim në Shqipëri me simptomat e koronavirusit, rreth dhjetë ditë më parë ka ndërruar jetë në spital.
Drejtori i përgjithshëm i spitalit ku ishte shtruar, Maurizio Di Giosia tha se pacienti vdiq në spitalin e Teramo, pasi vuante nga Covid-19. Di Giosia shtoi se ai kishte edhe një sëmundje serioze dhe të përhapur neoplazike.
Shqiptari vuante edhe nga pneumonia që i kishte pushtuar 80 përqind të mushkërive dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk shpëtoi dot. Shqiptari humbi jetën një ditë më parë, ndërsa, sipas mediave italiane, familjarët dhe të afërmit e tij kanë fajësuar dhe madje kanë kërcënuar mjekët italianë, për neglizhencë.