Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Brdariç: Të jemi të kujdesshëm me atë që themi e premtojmë. Do jemi konkurrues

09:00 / September 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brdaric
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç, mendon se ekipi shkodran do të jetë konkurrues në sezonin e ri. Edhe pse vetë ish-futbollisti gjerman në një intervistë për RSTH ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me atë që premtojnë, e sheh me optimizëm të ardhmen e skuadrës.

“Ndjehem shumë mirë këtu në këtë qytet, më pëlqen të punoj dhe mendoj se është vendimtare. Kam përgjegjësi të madhe dhe e di që nuk është e lehtë, por duhet të punëojmë sa më shumë. Duhet të jemi të duruar në të gjitha çështjet dhe për mua është e rëndësishme të ndërtojmë diçka, një skuadër e atmosferë të mirë. Hap pas hapi mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur.

Për mua rezultati është i rëndësishëm, sigurisht se njerëzit këtu presin rezultate të mira por duhet të jemi të kujdesshëm me atë që themi e premtojmë. Në këtë rast e dime çfarë duam të bëjmë. Kemi afruar shumë lojtarë gjatë merkatos dhe i duhet kohë që t’i shndërrojmë në një skuadër. Po punojmë shumë sepse janë të uritur për sukses dhe po punojmë çdo ditë që t’i çojmë në drejtimin e duhur. Por më më pëlqen mentaliteti i tyre dhe mendoj se kemi grumbulluar në ekip lojtarët e duhur për të gjetur suksesin për këtë klub.

Është e rëndësishme të kuptosh si punojmë, jam i sigurt se kemi strategji të mire për të vazhduar punën edhe pse duhet punuar në shumë drejtime e kemi cështje për të zgjidhur, edhe pse disa i kemi zgjidhur. Mos harroni që nuk e nisëm nga zero, por nga minusi.. Të gjithë drejtuesit janë të interesuar, edhe unë, që të kthehemi në nivelin e duhur. Duhet kohë e ne nuk e kishim, punojmë me lojtarët vetëm prej 6 javësh. Do të shohim punën, por edhe rezultatet, kur të nisë kampionati do të jemi konkurrues. Duhet të jemi të qetë, të shpalosim sjellje profesioniste në të gjitha drejtimet dhe mendoj se do të bëjmë një sezon të mirë.

Duhet të përqendrohemi vetëm te skuadra dhe si të zhvillohet, ajo që thonë njerëzit në internet e rrjete sociale nuk më shqetëson. Kam përvojë si lojar dhe vitet e fundit kam drejtuar ekipe me ecuri të kënaqshme dhe di të përballoj një situatë të tillë.

Mund të themi se ky është grupi i lojtarëve të Vllaznisë, na mbetet të punojmë fort, të krijojmë raste për shënim, edhe pse me raste është e vështirë. Por jam I bindur se kur duhet do të shënojmë dhe të gjithë do të jenë të lumtur.

Unë di se si punohet, jam mësuar me vendin, madje edhe me politikën, pasi jam një profesionist dhe e di si punohet. Deri tani kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë dhe jam i lumtur që jam këtu.

Fjalët shqip? Si je, mire (I thotë në shqip). Mendoj se kam marrëdhënie të mirë me djemtë e zbavitemi mjaft se jo çdo gjë duhet marrë seriozisht. Nganjëherë duhet edhe të zbavitemi. Në dhomat e zhveshjeve flasim shumë gjuhë dhe po mundohem të kuptoj gjuhën shqipe”, tha Brdariç mes të tjerave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.