Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri është shprehur i bindur se drafti i PS-së për hapjen e listave nuk do të kalojë në Kuvend! I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Valteri e cilësoi atë draft si një talle me sistemin, duke theksuar se “nuk ka asnjë shans që të kalojë në Kuvend”. Sipas tij, ka një dakordësi mes Ramës dhe Bashës, me këtë të fundit që nuk ka reaguar.
“Ju siguroj që për grupin demokrat, kjo paçavure nuk kalon nga votat tona. Unë nuk e quaj as draft. Nuk ka as logjikën për tu quajtur draft. Basha u kthye në dhënien e recetave të covidit. Është një pranim për të moslejuar koalicionet dhe për të djegur partitë e vogla. Ne kemi votuar ndryshimet kushtetuese që thonë se listat të hapen të paktën 2/3. Kjo që kanë nxjerrë sot nuk janë të hapura. Nuk ka shans që një kandidatë të marrë më shumë se mesatarja e partisë. Kjo është tallje me sistemin. Nuk do të kalojë. Ai mund të gjejë 20 vota. Unë një kam. Nuk do të ndodhë” – tha Valteri.