Modelja e famshme Gigi Hadid është bërë nënë për herë të parë, teksa ka sjellë në jetë një vajzë.
Lajmin e bën të ditur vetë modelja dhe i dashuri i saj Zyan Malik.“Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Jemi kaq shumë të dashuruar”-shkruan modelja.

Edhe Zayn ka ndarë këtë moment pranë vogëlushes dhe shkruan se dashuria për të është përtej asaj që mund të kuptohet. “Vogëlushja jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur.
Të shpreh më fjalë atë që ndiej tani është e pamunduar. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej cdo gjëje. Mirënjohës për njohjen me të, krenar që e quaj timen dhe falenderues për jetën që do të kemi së bashku”-shkruan këngëtari. Ata nuk e kanë zbuluar akoma emrin e vogëlushes.

