Një pus nafte ka marrë flakë në Mallakaster në afërsi të fshatit Belishovë.
Ngjarja ka ndodhur në anë të rrugës Fier-Ballsh, pranë vendit të quajtur “lokal Gjanica”. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Zona është mbuluar nga tymi i zi që del nga pusi.
