Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh se uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit”, u shpreh Veliaj për Opinion.