Deputeti Myslim Murrizi i pyetur se më kë do të bëjë koalicion nëse formimi i qeverisë varet nga vota e tij, tha se do të jetë në krah të forcave të djathta megjithatë shtoi se kurrë nuk duhet thënë kurrë në politikë.
“Me të parë me të bërë, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Me forca të majta jo, por më shumë me partitë e djathta, nuk ka koalicion me partitë që mbartin mëkate nga pushteti”, tha Murrizi për Report Tv.