Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Olsi Rama: Me kryeministrin kam bërë pakt, kur flasim për futbollin, flasim për Juventusin, një vit më parë diskutova dhunën…por kaq

23:03 / September 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Olsi Rama11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama është shprehur se me të vëllanë që është njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë një pakt që të mos flasë për futbollin dhe për problematikat e tij. I ftuar në “Sport News”, ai tha se me Edi Ramën flet për Juventusin.

Olsi Rama kujtoi se për herë të fundit me kryeministrin ka folur para një viti për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale.

“Kam patur një komunik që vjet me të për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale. Bojkoti erdhi papritur. Kemi bërë një pakt të mos flasim për këto probleme. Kur kemi folur për futboll, kemi folur më shumë për Juventusin dhe thuajse shumë pak për Partizanin. Ai e ka të qartë, është simpatizant i sportit. Është shumë dashamirës që të ndihmohet sporti. Është bërë si bojkoti i Superiores, por nuk duhet të ndihmohet vetëm futbolli. Duhet të ndihmohet arti dhe fusha të tjera. 30 vjet më parë sporti dhe arti financohej dhe mbështetej nga shteti. Tani kemi kaluar në një ekonomi tjetër. Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë, por duhet më tepër. Pastaj se sa do të arrihet gjuha e përbashkët, është në dorën e aktorëve pjesëmarrës,”- deklaroi ai.

Ndërkohë bojkoti vijon. Liga e Futbollit kërkon që qeveria të miratojë një ligj për sponsorizimet sipas propozimit të klubeve, përfshirjen e çdo aktiviteti ekonomik të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6 për qind, anulimin e gjobave e kamatëvonesave për detyrimet fiskale të prapambetura, dhe përjashtimin nga tatimi të të ardhurave të futbollistëve me 10 vjet, jo me 2 vjet sipas vendimit të qeverisë.

flasim juventusin kryeministrin olsi rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.