Policia e Fierit bën të ditur se një 20-vjeçar është vënë në prnga pasi në tokat e marra me qira prej tij në Kreshpan është konstatuar se është mbjellë kanabis sativa. Policia sekuestroi sasinë prej 4.4 kg kanabis.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi në tokat e mara me qira nga ky shtetas, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë sekuestruar 4.4 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Z. M., 47 vjeç dhe H. M., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në afërsi me tokat e tyre”, thotë policia.
